Skip to content

Kush është personi që po përpiqet të afrojë William me Harry-n?

prince harry prince william relationship princess diana statue royal family news 3133391

Dikush po përpiqet që të rregullojë marrëdhënien mes Princit William dhe Princit Harry.

 

Por kush është?

 

Pikërisht Peter Phillips, djali i Princeshës Anne dhe nipi i Elizabeth II. “The Telegraph” ka thënë se ai po përpiqet që të ndihmojë në ‘paqjen’ për dy kushërinjtë e tij.

 

“Peter është mësuar të veprojë pak si një rregullues marrëdhëniesh,” thekson njw burim i besuar. “Ai mund ta luajë atë rol përsëri në një përpjekje për t’i afruar së bashku”- shkruan “Telegraph”.

 

Harry dhe William kanë patur një raport jo të mirë me njëri-tjetrin që pas intervistës së Harry-t dhe Meghan për Oprah-n.

 

Princi Harry mbërriti menjëherë në Skoci pasi gjyshja e tij, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë.

 

Page Six shkruan se ai arriti së bashku me familjen e tij.

 

Harry, Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William mbërritën që të gjithë në kështjellën Balmoral.

 

Më herët, një përfaqësues i familjes mbretërore bëri me dije se gjendja e Mbretëreshës ishte përkeqësuar dhe të gjithë u shqetësuan.

 

Më pas, lajmi për ndarjen nga jeta e Elizabeth II u shpërnda në llogarinë e familjes mbretërore në rrjete sociale.

 

Menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës, fronin e mori Charles. Tashmë ai është Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.