Rrjetet sociale janë zgjedhur nga politikanët si një mënyrë që t’i drejtohen mbështetësve të tyre dhe të ndajnë me ta momente nga jeta personale.

Nga një vëzhgim në rrjetin e tyre social në Facebook, politikanët shqiptarë numërojnë qindra mijëra ndjekës.

Në listën e politikanëve më të ndjekur në Facebook e prin kryeministri Edi Rama me më shumë se 1.5 milionë ndjekës, i ndjekur nga ish-kryeministri Berisha me 1.1 milionë.

Pas tyre me diferencë shumë të madhe renditet kreu i PD-së Lulzim Basha, 657 mijë ndjekës. Më pas vjen kryebashkiaku Erion Veliaj me 534 mijë ndjekës.

Më pas vjen presidenti Ilir Meta me 158 mije ndjekës, i ndjekur nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi me 93 mijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re