Gjykata e Fierit, me kërkesë të prokurorisë, ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Vladimir Cjapi.

Kush është Saimir Taullau?

Saimir Taullau njihet si kundërshtar i përbetuar i Aldo Bares, ish-kreut të “bandës së Lushnjës”, që po vuan dënimin në qeli.

Taullau ka qenë edhe më parë i hetuar gjatë operacionit Forca e Ligjit, ku OFL e procedoi pikërisht për pasuritë e pajustifikuara dhe që dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme.

Prokuroria e Fierit, edhe më herët, në maj 2024, ka sekuestruar 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Ai është një biznesmen nga Lushnja, teksa sipas organit të akuzës është i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Familja e tij njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut.

Në muajin prill 2024, Saimir Taullaut i janë sekuestruar 4 pasuri, teksa në vijim të hetimeve i janë sekuestruar edhe 6 pasuri të tjera, në emër të shtetasve A.T. dhe V.T.

Në nëntor 2018 ai plagos nga persona të paidentifikuar, në vendin e quajtur Rotondo e Plugut, ku Taullau ka dhe biznesin e tij, një autogrill.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re