Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shfaqur shpesh herë si miku më
i mirë i Kancelares gjermane Angela Merkel. Ai shihet shpesh i
fotografuar me të e në biseda miqësore, por me sa duket, nuk është i
vetmi që ka një raport të ngrohtë me “zonjën e hekurt”.
Ardit Gjikaj, shqiptari me origjinë nga Vlora është personi që “po
sfidon” kreun e qeverisë në këtë “betejë”. Mbrëmjen e djeshme, në një
intervistë për Arjan Çanin, ai tregoi se me Merkel është njohur disa
vite më parë.
Jo se nuk e njihte Kancelaren, por kontakti i tyre i parë ka qenë në
Bundesagun gjerman, ku Gjikaj ka performuar para deputetëve dhe Merkel.
Ai është një i ri mjaft i njohur në Gjermani, ku ka shkuar si emigrant
prej vitit 1994.
Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me
breakdance. Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet
“Endless Dance”.