Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi mbi ngjarjen e ndodhur në fund të muajit Gusht në Birmingham, ku mbeti aksidentuar për vdekje një 29-vjeçar.

Sipas mediave britanike, thuhet se burime nga policia kanë dëshmuar se një i ri i cili përdor emrin Antonio Russo, që dyshohet se është shqiptar, ka përplasur për vdekje më 31 Gusht Rajesh Chand, në Soho, në orët e para të mëngjesit.

Pas dy muajsh hetimesh dyshohet se ky person është një shtetas shqiptar i cili ka ndërruar identitet duke zgjedhur të përdorë, Antonio Russo dhe se ka qenë pikërisht makina e tij ajo që ka lënë të vdekur Rajesh Chand.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit kanë qenë tre makina të cilat po udhëtonin në atë rrugë dhe se ka qenë makina e tretë ajo e cila ka përplasur 29-vjeçarin, një Audi A4 S Line Estate, me targë “NJ60 UOX”.

Nga kërkimet ka rezultuar se ky automjet i përket 31-vjeçarit Antonio Russo, banues në Rushall, por që nuk është rënë ende në gjurmët e tij.

Së fundmi, ka qenë detektivi Paul Hughes, i cili ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata që kanë informacion apo bien në kontakt me 31-vjeçarin.

“Ky është një hetim i komplikuar dhe unë kërkoj që të kem informacione për çdo skenar të mundshëm. Gjithsesi ‘lajmi i mirë’ është se automjeti që ne kemi identifikuar si përgjegjës për aksidentin është lehtësisht i identifikueshëm pasi e ka të dëmtuar pjesën e përparme. Ju bëj thirrje të gjithë atyre të cilët mund të kenë informacion apo mund të bien në kontakt me të, të lajmërojnë menjëherë policinë.

Hetimet e deritanishme na kanë çuar në përfundimin se personi me mbiemër Russo është i dyshuari kryesor i joni, si shkaktar i vdekjes së 29-vjeçarit. Dyshimet e mia janë se ai është në shtetas shqiptar, por që ka ndërruar identitet”, është shprehur ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re