Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Besiana Shkodra është muzikantja shqiptare, që bërë virale në rrjetet sociale, pasi interpreton këngë të vjetra. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se jeton prej disa vitesh në Gjermani, ku këndon këngë shqiptare në bare për gjermanët.

Besiana ka zbuluar se këngët e vjetra nuk janë të vështira për t’u gjetur nga ana e saj, pasi është rritur me to.

“Unë kam studiuar për violë në Kosovë dhe kam punuar si mësuese muzike, po ka pothuajse 3 vite që jam në Gjermani. Këtu më është dashur të mësoj gjuhën, të integrohem. Luaj këtu ndonjëherë në një bar, luaj muzikë shqipe për gjermanët se shumë i pëlqen dhe ia kam paraqit muzikën e vjetër tonën.

Për mua nuk janë shumë të vështira për t’u gjetur, pasi që fëmijë jam rritur me këtë lloj muzike dhe sepse e kam studiuar në shkollë”, tha Shkodra.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re