Një grua shqiptaro-amerikane me emrin Buta Biberaj doli fituese dje në zgjedhjet për postin e prokurorit në prefekturën Loudon të shtetit të Virxhinias në SHBA.

Biberaj mori 52,303 vota ose 49,5% të tyre kundrejt kandidates Nicole Wittmann që mori 50,218 vota.

Bude (Buta) Biberaj vjen nga një familje shqiptaro-amerikane e fisit Biberaj nga qyteti i Tropojës. Budja është një prej 8 fëmijëve të Hysen e Aishe Biberaj.

Familja Biberaj jeton në Loudon të shtetit Virxhinia, ndërkohë që vetë Bude Biberaj ka lindur në Amerikë duke vazhduar aty studimet për drejtësi dhe është e njohur në komunitet si avokate dhe gjyqtare.

Ajo mori vendimin të kandidojë për Partinë Demokratike amerikane për kryeprokurore dhe mori një mbështetje të gjerë nga njerëz të fushës dhe mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re