Skip to content

“Kush fiton më pak, paguan më pak. Komunizëm”? Braçe: Kush fiton më shumë paguan më shumë, në Amerikë kështu ndodh

Zv. kryeministri Erion Braçe iu është përgjigjur kritikave në lidhje me tatimin në bazë të fitimit, duke publikuar politikat që ndiqen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne lidhje me kete taksim.

Braçe nenvizon se ndiqet parimi: kush fiton më shumë paguan më shumë dhe kush fiton më pak paguan më pak.

Numri dy i qeverise shprehet se ky nuk është komunizëm por kapitalizëm, tatim progresiv dhe rishpërndarje.

“Në Amerikë kjo është. Kush fiton më shumë paguan më shumë.

Kush fiton më pak, paguan më pak. Komunizëm? Jo. Kapitalizëm.

Tatim progresiv, drejtësi, rishpërndarje”, shkruan Braçe ne rrjetin social.