Sipas statistikave të fundit, gjermanët hanë më së shumti çokollatë në BE, madje 10.19 kg për person në vit! Pas gjermanëve vijnë zviceranët me 9.41 kilogramë dhe në fund janë bullgarët me vetëm 1.36 kg çokollatë në vit, shkruan albinfo.ch.

Industria gjermane e çokollatës prodhon çdo vit 782,000 tonë çokollatë, me vlerë 3.7 miliardë euro.

Në gjithë botën ka nevojë për më shumë çokollata dhe industria gjermane përfiton nga ajo. Shitjet e çokollatës u përhapën në Lindjen e Mesme, por edhe në Afrikë.

Më e rëndësishmja në këtë statistikë është se në 50 vjetët e fundit konsumi i sheqerit është rritur nga 16 në 25 kg në vit për kokë banori.








Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re