Skip to content

“Kush hyn dhe del nga Shqipëria”/ SHBA firmos marrëveshjen për kapjen e terroristëve e kriminelëve kalibri

Regjistrimi i emrave të pasagjerëve është një nga synimet e rëndësishme të Memorandumit të bashkëpunimit mes Shqipërise dhe SHBA, që u firmos sot nga Ambasadorja Amerikane dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka bërë me dije se “duke përdorur të dhënat mbi udhëtarin është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Shqipërisë për të kontrolluar ata që kërkojnë të hyjnë ose të dalin nga Shqipëria, përfshirë terroristë, kriminelë kalibri dhe aktorë të tjerë keqdashës, për t’i penguar ata që të udhëtojnë, në harmoni me detyrimet e saj ndërkombëtare”.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Më 8 maj 2020, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili synon zbatimin e ligjit të Regjistrimit të Emrave të Pasagjerëve në Shqipëri dhe si dhe thellimin e bashkëpunimit amerikano-shqiptar për ligjzbatimin dhe kundër terrorizmit.

Duke përdorur të dhënat mbi udhëtarin është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Shqipërisë për të kontrolluar ata që kërkojnë të hyjnë ose të dalin nga Shqipëria, përfshirë terroristë, kriminelë kalibri dhe aktorë të tjerë keqdashës, për t’i penguar ata që të udhëtojnë, në harmoni me detyrimet e saj ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj të vazhdueshëm në përmirësimin e sigurisë kufitare për të ndalur lëvizjet e terroristëve në kuadër të luftës botërore kundër terrorizmit dhe e mirëpresim këtë bashkëpunim të ri.