Muxhahedinët në kampin e ngritur në zonën e Manzës në vendin tonë jetojnë në kushte të mira, të financuar nga jashtë.

Eksperti i Sigurisë, Pëllumb Nako foli në emisionin “Log.” në Panorama TV në lidhje me jetesën e tyre duke theksuar se zyrtarisht nuk është deklaruar asnjëherë se kush i financon ata.

Ai u shpreh se në rast se financimet ndërpriten situata mund të kthehet në problematike duke qenë se kemi të bëjmë me individë që nuk mund të kthehen në vendin e tyre, por nga ana tjetër nuk janë të integruar as në shoqërinë shqiptare.

“Në rast se do përshkallëzohet aktiviteti i tyre, do i ndërpriten financimet?! Besoj po. Komentet janë që financohen vendet arabe. Por nuk dihet zyrtarisht se kush i financon. Supozojmë se mund të ndërpriten financimet me çfarë do jetojnë?!

Ata jetojnë brenda në kamp, nuk janë të integruar në shoqërinë shqiptare. Në vendin e tyre nuk mund të kthehen. Biznese nuk kanë sepse janë të financuar mjaftueshëm. Ky nuk është një kamp i zakonshëm. Aty nuk ka fëmijë dhe nuk ka çifte. Këta janë të përbetuar si ushtarakë. Dhe kur kanë ardhur ata nuk kanë ardhur me familjet e tyre”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re