Deputeti i PD, Gazment Bardhi shprehet se dikush apo diçka “i ka mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”.

Me anë të një postimi në platformën sociale “X”, Bardhi ka publikuar edhe një video me deklaratat e Ramës, i cili fillimisht i kërkon SPAK të bëjë detyrën, ndërsa më pas shprehet se mbi drejtësinë nuk duhet të ketë ndërhyrje.

“Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un?  Nga Asambleja në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk!”, shkruan Gazment Bardhi.

Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? 🤫 Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk! 👇 pic.twitter.com/mbpE8O2YLX

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) September 17, 2023

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re