I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Altin Ndoci ka qenë në ceremoninë mortore të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, për t’u shprehur ngushëllime familjarëve

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha shprehet se Ndoci ka qenë aty për të zbardhur gjurmët, për të kuptuar nëse ndonjë nga familjarët kishte kuptuar se kush ishte ai, apo kishin ndonjë dyshim në lidhje me autorët.

Gazetari shtoi më tej se Ndoci nuk ka qenë vetëm dhe se nga kamerat, është zbuluar se në ceremoni dhe në të tretat kanë qenë edhe dy persona të tjerë për ngushëllim, me origjinë nga jugu dhe nuk kishin lidhje të afërt me viktimën.

“Fakti që Altin Ndoci ka qenë në ceremoninë mortore, nuk ka shprehur vërtet ngushëllime. Ai ka qenë edhe në të tretat, dhe arsyeja ka qenë për të zbuluar ndonjë informacion. Për të parë se çfarë kanë kuptuar familjarët. Sepse do s’do një nga familja e thotë një lloj yshimi. Madje janë mbledhur edhe kamerat e sigurisë. Dy persona të tjerë që kanë qenë në ceremoni janë shoqëruar, sepse dyshohet se edhe ata kanë qenë për të njëjtat arsye si Ndoci në ceremoni. Janë me origjinë nga jugu, nga Vlora të mos gaboj dhe nuk kishin lidhje me viktimat”, tha Hoxha per Abc news.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re