Partia Demokratike dorëzoi në mesnatë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë, ku bie në sy mungesa e disa personazheve aktivë brenda kësaj force politike. Në ndryshim nga Rama që i vendosi figurat kryesore në vendet e fundit të listës së sigurt, Basha nuk ka rezervuar surpriza, duke vënë në vendet e fillimit të listës drejtuesit politik të qarqeve.

Janë të paktën 11 ish deputetë demokratë të cilët janë lënë jashtë, mes tyre dhe emra si Genc Pollo apo dhe Luciano Boçi. Po ashtu, nuk është e qartë zgjedhja e kryetarit demokrat, për të mos përfshirë disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti, si Fatbardh Kadilli apo Enno Bozdo.

Kandidatët demokratë duket se janë penalizuar ndjeshëm dhe nga fakti që për të mbajtur një opozitë të bashkuar, Basha është detyruar të bëjë koncensione jo të vogla ndaj aleatëve të vegjël.

Vetëm në Tiranë, në pjesën e sigurt të listës janë 5 emra të aleatëve, Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së. I ndryshëm është rasti i kreut demokristian Nard Ndoka, i cili është renditur në zonë thuajse të pasigurt.

Ndërkohë që disa prej emrave që kanë mbetur jashtë listave janë përzgjedhur në postet e koordinatorëve, për çështje të ndryshme në Partinë Demokratike.

Lista me emrat e ish-deputetëve që nuk u kandiduan:

Luciano Boci

Genc Pollo

Hekuran Hoxhalli

Klevis Balliu

Andon Frrokaj

Romeo Gurakuqi

Lorenc Luka

Halim Kosova

Xhemal Gjunkshi

Florion Mima

Endri Hasa

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re