Është zbardhur plagosja me armë automatike e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë ndaj pronarit të ‘Orange Club’, Spiro Iljadhi. Policia ka bërë identifikimin e perosonave të cilët qëlluan ndaj biznesmenit dhe po punon për kapjen e tyre.

Ata janë personat që shihen në foto: Andrea Çaushi 35 vjeç, Visi Çaushi 33 vjeç (vëllezër) dhe Redjan 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Ngjarja sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit dhe agravoi në përdorimin e armës. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Iljadhi, si dhe një kalimtar i rastit pushues në Sarandë, Mario Jani 33-vjeç, shqiptaro-amerikan.

Zbardhet plagosja me armë e pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, identifikohen tre personat që donin ta ekzekutonin

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re