Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar me 77 kg marijuanë në zonën e Ampelias në Igumenicë.operacioni është zhvilluar mesnatës mes të premtes dhe të shtunës në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Shqiptarët sapo kishin kaluar kufirin drejt Greqisë me seicili me nga një cante ne marijuana.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë emra të shqiptarëve të arrestuarve por u bë e ditur vetëm se ata janë të moshës 20. 22, 30 dhe 41 vjec ndërsa dy nga ata kishin masë për të mos u lejuar futja e tyre ne zonen Schengen.

Katër shqiptarë janë arrestuar në një operacion të policisë greke që ka sekuestruar rreth 77 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

 

Njoftimi i policise shqiptare:

Si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës dhe Antidrogës së Igumenicës dhe Policisë Kufitare greke   në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ janë kapur dhe ndaluar  4 shtetas shqiptarë me 4 çanta ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar,  disa persona po transportojnë  lëndë narkotike  në drejtim të shtetit grek.

Nga ana e Komisariatit të Kufirit në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë janë organizuar shërbimet për goditjen dhe kapjen e këtyre personave.Njëkohësisht është njoftuar menjëherë Policia greke dhe shefi i antidrogës Igumenicë.Si rezultat i mirëorganizimit nga të dyja policitë,  bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale u bë e mundur që nga antidroga e Igumenicës rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës personat e mëposhtëm :

 

L, 41 vjeç, lindur në Berat.

 

A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë.

 

B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë.

 

A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re