Nga numërimi i votave preferenciale deri më tani, 4 janë qarqet që mund te sjellin surpriza për sa i përket kandidatëve që mund të ulen në karriget e parlamentit për shkakt të votës preferenciale, dhe jo renditjes në listë. Qarqet janë Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.
Deri më tani në Tiranë Fatmir Xhafaj i 23 në listë dhe Ornaldo Rakipi i renditur i 30-ti, po i afrohen thyerjes së herësit, dhe në qoftë se e arrijnë e arrijnë mund t’i zënë vendin e sigurt Fidel Yllit dhe Eduart Shalsit.
Nga PD deri më tani në qarkun e Tiranës nuk ka ndonjë pritshmëri për thyerje herësi.
Në Elbasan kandidati i PD-së Luçiano Boçi bëhet deputeti i parë i cili ka mundur të thyejë herësin me anë të votës preferenciale duke siguruar një ulëse në parlamentin e ardhshëm. Boçi i ka zënë vendin kandidatit në pozicion të sigurtë, Eugan Isai.
Në Shkodër po ashtu kandidati i PD-së Bardh Spahia mund të arrijë të thyejë herësin duke i zënë vendin kandidatit Zef Hila.
Edhe në qarkun e Fierit kandidati i PDsë i renditur i 7 në listë, Agron Kapllanaj deri më tani mban vendin e parë duke patur mundësinë për të thyer herësin.
Nga ana e PS në Fier, kandidati nr 10 Gramoz Ruçi po i afrohet herësit të votës prefernciale duke patur mundësine të zejë sërish karrigen e deputetit.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
