Edhe pse qartazi i rreshtuar djathtas, Agron Tufa, një zë anti-komunist i letrave shqipe të pas ’90-ës, u ka qëndruar larg partive. Djathtizmi i tij ka qenë sa politik po aq dhe intelektual, por pa u futur në llogore partish. Më saktë, nuk është endur ndonjëherë dyerve të PD-së. Por të dielën ai vendosi të merret fort me këtë parti, në një tentativë për ta shkundur, duke mos kursyer edhe shuplakat e forta ndaj saj. Te mesazhi i Tufës nuk ka qenë e vështirë të lexohet dhe një gadishmëri e tij për t’i hyrë politikës, sigurisht nëpërmjet PD-së, si forca më e madhe e asaj që rëndom quhet e djathtë.

Ndaj, te gjuha e tij acide ndaj kësaj partie, Tufa ka tentuar të godasë te pika më e dobët e saj sot, përfaqsimi njerëzor, më qartazi ai parlamentar, për të cilin kryetari Basha është kryqëzuar jo pak. Te lista e 25 qershorit, ai skualifikoi një sërë emrash potentë, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi; e la njëherësh jashtë Tomorr Alizotin, një simbol të së djathtës, për t’i zëvëndësuar me ca emra, të cilët te mesazhi i Tufës hasen në një formë animale.

“PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendesr per t’u berë deputete. Sepse keto Vota fitohen ne zemer, me bindje e perkushtim, jo me para. Ne kete menyre ju po ngulitni traditen e kontrates me Djallin ne popull. PD nuk duhet te imitoje kundershtaret qe e kane filozofi blerjen. Sepse ja, i keni ne parlament ato depute-viça… çfare kane bere ata deti me tash ne grazhdin e parlamentit?PD te mbeshtetet nga njerez me pervoje e besnikë, te pakompromentueshem, qe e kane deshmuar kete qe ne ditet e para e deri sot neper rrethet e tyre nga Gjirokastra e lart”.

Deputetë-viça…për kë ta ketë?

Te lista Basha, vërtët që u tentua të ketë ca prurje me rrezatim publik intektual, si Romeo Gurakuqi e Valentina Duka, të dy të ardhur nga lëmi i historiorgafisë, apo Orjola Pampuri, por pesha e fjalës së tyre ka qenë pothuajse pa asnjë impakt në ligjërimin problematik e aspak të kultivuar të PD-së. Ai u udhëhoq nga emra tradicionalë ku veçojnë Paloka e Noka, ndërkohë që iu shtuan dhe dy prej prurjeve të reja të cilët janë shndërruar në anektodikë: Klevis Balliu dhe Muslim Murrizi. A janë këta deputetët – viça në gjykimin e penën e Tufës?

Ndoshta i pari po, gjersa fjalia që të çon të “viçat” nis me paratë për t’u bërë deputet.

“PD duhet te heqe dore nga listat e perfaqesimit ne zgjedhje me kandidate qe derdhin shuma marramendesr per t’u berë deputete…”, shprehet Tufa, dhe siç është përfolur, futja në listë e të birit të një prej zërave mediatikë të PD-së, Fahri Balliut, Klevis Balliu, mund të ketë dhe prapavijë financiare. Por dhe nëse nuk është kështu dhe ka gjasë të mos jetë, deputeti në fjalë ka qenë deri më tani një njollë në performancën e opozitës, së bashku me kolegun e Lushnjës. Janë dy prej zgjedhjeve që vështirë t’i shtojnë ndonjë votë PD-së, në mos t’ja pakësojnë akoma më shumë, siç i frikësohet Tufa kur thotë: “…për ta katandisur dinosaurin në një hardhucë…”                                 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re