Skip to content

Kush janë dy motrat e vrara në Astir, drejtori i Policisë zbulon detaje të rënda: Gjithçka e panë dhe dy fëmijët e mitur

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Astir ku mbetën të vrara dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Autori i ngjarjes, për të cilën Jaupi kërkoi dhe ndihmën e qytetarëve, është identifikuar si Përparim Tela (Ademi), dhe bashkëjetonte prej disa vitesh me Kristinën, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar ndarjen.

Jaupi u shpreh se në momentin kur ka ndodhur vrasja të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijët e njërës prej viktimave, të cilët po merren në pyetje në prani të psikologëve për shkak të gjendjes së rënduar të tyre.

Drejtori i Policisë tha se autori e ka lënë armën në banesë, dhe është larguar me këmbë prej aty, ndërsa burimet bëjnë me dije se Policia ka mbërritur me shumë vonesë në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut të rënduar që është këto ditë në kryeqytet.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi: Sapo kanë ardhur në vendngjarje efektivët kanë konstatuar dy viktima, autor i ngjarjes është bashkëjetuesi i njërës prej motrave. Automatikun e ka lënë në banesë, dhe është larguar me këmbë mbrapa pallatit, dhe është larguar me ecje të shpejtë.

Kemi njoftuar edhe rrethet me të cilat kufizohet Tirana për kapjen sa më të shpejtë të autorit. Nën drejtimin e prokurorisë po mblidhen provat dhe do të pyeten dëshmitarët.

Është Përparim Tela dhe tashmë e ka ndërruar mbiemrin në Ademi, arsyeja që ka ndodhur dyshohet të jetë dëshira e viktimës për të mos vazhduar bashkëjetësën. Ngjarjen e kanë parë dhe dy fëmijët e mitur të viktimës.

Policia ka shpërndarë edhe foton e autorit të këtij krimi të rëndë dhe thotë se ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për kapjen e tij.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb