Papa Françesku kaloi në amshim këtë të hënë, duke u ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Pas vdekjes së një Pape, ose në raste të rralla të dorëheqjes si në rastin e Papa Benediktit XVI, Vatikani mbledh një konklavë papale në të cilën trupi i kardinalëve mblidhet për të zgjedhur kreun e ardhshëm të Kishës.
Rregullat e konklavës thonë se 138 nga 252 kardinalët ekzistues do të mund të votojnë për të zgjedhur një Papë të ri. Kardinalët emërohen përgjithmonë nga Papa, por e drejta e tyre e votës pushon kur mbushin moshën 80 vjeç.
Do të mbaheshin katër raunde votimi çdo ditë të konklavës derisa një kandidat të marrë dy të tretat e votave. Ky proces zakonisht zgjat nga 15 deri në 20 ditë.
Prej kohësh në publik spekulohet për emrin e Papës së ardhshëm, ç’prej kur u rëndua shëndeti i Françeskut.
Pietro Parolin është Sekretar i Shtetit i Vatikanit që nga viti 2013 dhe ky 70-vjeçar nga Veneto është kardinali i rangut më të lartë në konklavën elektorale. Ai konsiderohet si i moderuar në spektrin politik.
Kardinali i radhës vjen nga Hungaria. Peter Erdö u bë kardinal në vitin 2003 dhe njihet si një Mariani i devotshëm, që do të thotë se ai ia kushton jetën e tij Marisë, nënës së Jezusit. 72-vjeçari hungarez është një nga më konservatorët mes kardinalëve, prandaj ai kundërshtoi praktikën e lejimit të katolikëve të divorcuar ose të rimartuar të marrin Kungimin e Shenjtë.
Kardinali Filipinas Lucy Antonio Tagle ka mbështetur hapur homoseksualët. Tagle është gjithashtu i shtati filipinas që bëhet kardinal dhe, nëse zgjidhet, do të jetë Papa i parë aziatik.
Një tjetër italian në listë është Matteo Zuppi, i cili u bë kardinal në 2019 dhe konsiderohej i preferuari i Papa Françeskut. Ai është gjithashtu president i Konferencës së Ipeshkvijve të Italisë nga maji 2022.
I fundit në listë është kardinali amerikan Raymond Leo Burke, i cili është përshkruar si zëri i tradicionalizmit brenda Kishës. Ai u shpall kardinal nga Papa Benedikti XVI në vitin 2010. /tesheshi.com/