Janë pesëmbëdhjetë personat që e kanë drejtuar Bashkinë e të shumëshkëlqyerit qytet të “Një mbi një dritareve”, që nga viti i largë 1919 deri më sot. Jo të gjithë beratas, sigurisht, por pjesa dërmuese e tyre të tillë. Flasim për drejtuesit e Bashkisë pasi gjatë katër dekadave të Komunizmit godina ku e ushtronte veprimtarinë pushteti vendor quhej Komitet Ekzekutiv kurse drejtuesit e këtij institucioni mbanin emërtesën Kryetar i Komitetit Ekzekutiv e jo Kryetar i Bashkisë. Ndaj dhe në rreshtimin e listës së mëposhtëm këta nuk janë prezent. E megjithate duhet theksuar se edhe në listën e kryetarëve të Komitetit sundojnë ata beratas, ndërkohë që numërohen me gishtat e njerës dorë drejtuesit suprem të Komitetit të Partisë, apo Sekretarët e Parë, siç thirreshin në atë kohë.

Kryetarë të Bashkisë
Iljaz bej Vrioni – 1919, 1921
Yzedin Vrioni – 1922, 1924, 1925–1928, 1935, 1937
Seit Vrioni – 1922, 1923
Xhevdet Mehqemeja – 1924
Dhimitër Tutulani – 1925
Neki Starova – 1926, 1929, 1930, 1932
Abdyl Dilaveri – 1933-1934
Tef Naraçi – 1935
Zenel Prodani – 1937, 1939, 1943, 1944
Ylli Ruli – 1992-1996
Milika Jaho – 1996 – 2000
Nikollaq Mata – 2000-2003
Fadil Nasufi – 2003-2015
Petrit Sinaj – 2015-2019
Ervin Demo-Qershor 2019-

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re