Gara e elektorale për zgjedhjet Parlamentare të 11 majit tashmë ka nisur zyrtarisht prej disa ditësh. Në një sondazh të realizuar nga firma e njohur italiane “Notosondaggi”, në partneritet me News24, kanë dalë pah shifra interesante lidhur me orientimin e votës para ditës së votimeve.

Të anketuarit janë pyetur se “Kush nga drejtuesit e partive politike janë më në gjendje të japë një ndihmë konkrete” për kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Të anketuarit  shprehen se ndihmë konkrete mund të japë Edi Rama dhe përkrahja e këtij mendimi është në masën e 32 %.

Ndërkohë 33 % e të pyeturve shprehen pro idesë që Edi Rama mund t’i japë ndihmë konkrete të moshuarve.

Femrat janë në masën e 34%, kurse 30% të anketuarve besojnë se personave  me aftësi të kufizuar, Edi Rama mund t’ju japë ndihmë konkrete.

Ndërsa për sipërmarrësit dhe emigrantët shqiptarët janë të ndarë në 31 % dhe 30 % pro Ramës.

Ndërkohë që të pyetur për Sali Berishën, 22% e të anketuarve janë të mendimit se ai mund t’u japë ndihmë konkrete të rinjve.

24 përqind e të anketuarve mendojnë se Berisha mund ti japë ndihmë konkrete.

Ndërsa 19 përqind e të pyeturve mendojnë se Sali Berisha mund ti japë ndihmë konkrete femrave.

Ndërsa 20% të të anketuarve mendojnë se Sali Berisha mund ti japë ndihmë konkrete personave me aftësi të kufizuar. Kurse për emigrantët, 22 % e të pyeturve thonë se Berisha mund ti japë ndihmë konkrete.

Për sipërmarrësit, 21 përqind e të pyeturve janë të idesë se Berisha mund t’ju japë ndihmë konkrete për problemet e tyre.

9 % e të pyeturve besojnë se Agron Shehaj mund t’ju japë ndihmë konkrete të rinjve, kurse për Adriatiak Lapaj shprehën 6 % në favorin e tij.

6% e të pyeturve besojnë se të moshuarit mund të marrin ndihmë konkrete nga Agron Shehaj dhe 2 % nga Lapaj.

8% e qytetarëve besojnë femrat mund të marrin ndihmë konkrete nga Agron Shehaj dhe 3 % nga  Adriatik Lapaj.

Ndërsa 10% e të pyeturve thonë se sipërmarrësit mund të marrin ndihmë konkrete nga Shehaj dhe 3 % nga Lapaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko