Skip to content

Cilat janë profesionet më të kërkuara në kohën e koronavirusit?

Videot e kryebashkiakëve italianë janë bërë virale për mënyrën si kundërshtojnë qasjen e re të qytetarëve të tyre për të thirrur berberë e parukierë nëpër shtëpi.

Mungesa e berberit ishte një shqetësim dhe për vetë Presidentin italian. Po shqiptarët, sa të lidhur janë me pamjen e jashtme në kushtet e karantinës, kur lejohen të dalin vetëm 8 orë gjatë gjithë ditës dhe të dielën totalisht të ndaluar?

Afrimi është berber, biznesi i të cilit është mbyllur prej disa javësh. Shërbimet e tij i ofron vetëm për miqtë në shtëpitë e tyre. Edhe pse më diskrete në rrjetet socilale përsa i përket mungesës së estetisteve e parukiereve, vajzat e gratë janë megjithatë më të ndjeshme në këtë drejtim. Matilda, estetiste, tregon se me apo pa koronavirus apo gjoba, shqiptaret nuk duan të heqin dorë nga bukuria.