Skip to content

Kush janë shqiptarët e kapur në Itali, lidhja me mafien vendase/FOTOT

Dalin detaje të reja në lidhje me shqiptarët e arrestuar të mërkurën në mëngjes në zonën e Latinas në Itali.

Policia lokale ka publikuar emrat dhe fotot e shqiptarëve të kapur me armë dhe drogë.

Elton Qerreti I cili njihej me nofken “Tony” dhe Alfred Shehaj u prangosën pas kontrolleve të shumta dhe informacioneve edhe nga policitë shqiptare dhe greke mbi aktivitetin e këtyre personave që dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal me aktivitet në trafikun e lëndeve narkotike.

 

Të dhënat më konkrete ishin mbi Alfred Shehajn për të cilin kishte një mandate arresti ndërkombëtar nga policia greke pasi akuzohet për trafikimin e 100 kg marijuanë në këtë vend.

Dy pistoleta I janë sekuestruar të arrestuarve të cilët, kalonin here pas herë në Itali por nuk kishin leje qëndrimi të përhershme. Nderkohe një tjeter shqiptar I afërt me dy të arrestuarit, Altin Rakipi u ndalua dhe për të u dha masa e dëbimit nga Itali.

Ajo qe ben pershtypje sipas mediave italiane, lidhet me bashkepunimin e forte te ketij grupi shqiptaresh me mafian lokale italiane ne Latina, gje per te cilen po punohet nga policia italiane per te zberthyer te gjithe rrjetin.