Në aksionin e policisë së Kosovës në Banjska të dielën kanë mbetur të vrarë Stefan Nedeljkoviç nga Zveçani, Bojan Mijailoviç dhe Igor Milenkoviç nga Leposaviqi, ndërsa emri dhe mbiemri i të vrarëve të katërt nuk dihet ende.

Dy persona janë plagosur rëndë nga të shtënat në Kosovë, e njëri prej tyre është Vlado Toliç, i cili ka dy plagë në këmbë dhe është operuar në spitalin e Prishtinës.

Në ngjarjet tragjike në veri të Kosovës ka mbetur i vrarë edhe polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Në rrjetet sociale qarkullojnë gjerësisht informacionet dhe fotot e të vrarëve.

Shumë serbë i thonë lamtumirë Nedeljkoviçit dhe theksojnë se ai ishte 31 vjeç, jetonte me gruan e tij dhe ishte baba i tre vajzave.

Sipas disa mediave, familjet e të vrarëve ende nuk mund të marrin trupat e pajetë.

Sipas mediave, Bojan Mijailoviç nga Leposaviqi vetëm një muaj më pare është bërë baba.

Igor Milenkoviç, 50 vjeç, ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës së Kosovës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re