Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në Kuvend.

Përplasja mes tyre, nisi pasi Gazment Bardhi hodhi akuza në sallën e Parlametin se kryeparlementarja ka thirrur në zyrë nënkryetaren e Kuvendit për të vendosur për kreun e Grupit të PD-së.

“Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?”, iu drejtua ai. Ndërsa Nikolla u përgjigj: “Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë”.

Pjesë nga debati:

Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp

Gazment Bardhi: Pse thërret Ermonela Felaj në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD. Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?

Lindita Nikolla: Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty

Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, nuk e cakton as ti, as Ermonela

Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re