Të tjera detaje mësohen nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku viktimë mbeti një 30-vjeçar.

Si pasojë e të shtënave me armë, rrugës për në spital humbi jetën Altin Balliu, lindur në Slabinjë të Pogradecit.

Policia mësohet se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes. Ai quhet Olger Mustafaj dhe është nga Korça, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja, ndërsa janë shoqëruar rreth 20 persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Mësohet se autori është me precedentë të mëparshëm penalë.

Mendohet se ka qenë një sherr banal arsyeja që i mori jetën të riut, i cili u qëllua në kokë ndërsa plumbi i preku syrin e majtë. Viktima kishte qenë në një lokal të qytetit me disa miq duke konsumuar alkool dhe më pas ishin konfliktuar me autorin e ngjarjes,

Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur, se viktima dhe autori kanë shkëmbyer fjalët:

‘’Kush je ti ? Kush jam unë ? Ta tregoj unë.”

Pas debatit autori i vrasjes është larguar me makinë, për t’u kthyer sërish me një armë në dorë, duke qëlluar në mënyrë fatale drejt Balliut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re