Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te akuzat e Gazment Bardhit për vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës, për laboratorin e drogës në Xibrakë.

Balla pyet Bardhin se kush ka paguar që të rikthehet pas 9 vitesh kjo çështje, ndërsa e këshillon të shkojë dhe të pyesë Sali Berishës se kush është bruni flokëshkurtër 45-vjeçar, sepse ai e di.

Ministri gjithashtu i kërkon Bardhit të shkojë të bëjë kallëzim në SPAK.

“Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltës së SHQUP-it për t’i shmangur debateve të brendshme brenda edhe vetë grupit tuaj.

E di fare mirë se rikthimi në diskursin politik të parafolësit (Bardhi) apo ndonjë folësi tjetër të Foltores, të një çështje që e kemi stërdebatuar që nga janari i vitit 2015 dhe këtu më lejoni ta çtensionoj pak debatin.

Më 13 janar 2015, Policia e Shtetit në bashkëveprim me krimet të rënda zhvilloi aksionin në Xibrakë ku u zbulua laborator kokainës

Atë ditë pasdite, në godinën e PD, njëri prej folësve, aso kohe deputet, u thirr me urgjencë të pronarit të SHQUP të dilte në konferencë për shtyp dhe të thoshte se fabrika e Xibrakës e Taulant Ballës. Ai i thotë Berishës se Xibraka është në Elbasan, jo në Prrenjas. Nuk ka problem i thotë doktori, sepse njëri  nga partia e Ramës duhet ta fajësojmë për këtë laborator. Pastaj del PD në konferencë për shtyp dhe akuzon Edi Ramën, Taulant Ballën, Olsi Ramën dhe kush doli përpara.

Jo ju që keni mbetur këtu, por ata që kanë qenë, e dinë shumë mirë se kush është ai bruni flokëshkurtër 45 vjeçar që s’ka lidhje as me Ramën as me PS. (i drejtohet Bardhit) Shko poshtë ballkonit dhe thuaj; Sali,kush është ai. Është një deputet i lidhur me partinë tënde.

Pse u kthyet pas 9 vitesh te kjo fabul, e dini shumë mirë që s’është Olsi Rama.  Pyetja është kush ju paguan juve ta ktheni këtë çështje.

Deri më tani fola si dëshmitar ndërsa tani si ministër i brendshëm më duhet të hetoj sesi politika e këtij krahu nuk ka vendosur mend dhe artikulon këtu gjëra që janë të qarta.

Meqë keni besim, pse nuk keni besim që ta hetojë dhe këtë çështje SPAK. Detyra e kreut të Grupit është se kur flet, t’i qëndrojë fjalës. Shko bëj kallëzim, jo informim. Dallimi është se po bëre kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut”, tha Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re