Dashamir Shehi ka theksuar mbrëmjen e sotme se opozita dhe në radhë të parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka për detyrë që t’i shkojë deri në fund ccështjes së vjedhjeve të votave.

Shehi tha në Opinion se opozita duhet që përtej sakëlldisë së humbjes në 25 prill, duhet t’i shkojë deri në fund luftës kundër blerjes së votave.

Më tej, Dashamir Shehi deklaroi se ai ka 30 vite që bën politikë dhe mezi merr 6000 vota, ndërkohë një i panjohur arrin të sigurojë 15 mijë deri në 20 mijë vota, gjë që sipas Shehit vërteton se kush ka lekë blen vota.

“Unë mendoj se duhet të kemi një qasje tjetër për lirinë dhe demokracinë. Prandaj ne kemi për detyrë, zoti Basha i pari, kemi për detyrë përtej kësaj sakëlldisë që kemi, që s’fitum, t’i shkojmë deri në fund kësaj ccështjeje. Nëse nuk i shkojmë deri në fund nuk ka zgjedhje të tjera. Për fenomenin, t’i shkojmë deri në fund. Unë e gjykoj që duhet t’i shkojmë deri në fund fenomenit. Është e domosdoshme. Po ccfarë lidershipi, unë kam 30 vjet që bëj politikë dhe mezi mbledh 6 mijë vota. Ja po them 8000. Ore këtu vjen një njeri nga hicci dhe merr 15 mijë 20 mijë vota. Ka më vlerë politike kjo? Një analizë ka kjo: kush ka pare ble vota dhe maroji kjo punë,” tha Shehi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re