Skip to content

“Kush kalon mbi 700 kw paguan më shumë”, qytetarët e Elbasanit: E bëjnë për leverdinë e tyre, ne duam të na ulet çmimi i energjisë

Projekt – plani i qeverisë për ta taksuar më shtrenjtë kw e energjisë elektrike pas konsumimit të 700 kw të parë prezantuar fillimisht nga ministrja e energjitikës dhe infrastrukturës Belinda Balluku nuk është pritur mirë nga qytetarët. Sipas tyre pas këtij drafti të propozuara qëndrojnë “ hile” në favor të qeverisë.

Shumë mendojnë se ky nuk është plani i duhur për të evidentuar nivelin ekonomik. Per këtë arsye kërkojnë një studim të detajuar në popullatë.

“Po ne që nuk harxhojmë apo ska gajle? Padiskutim që është i pasur, nuk i ka gjë 700 kw. Ne nuk e takojmë fare kondicionerin. Vetëm rroga sa iu shkon atyre, po pensionet që marrim ne të shkretët”.

“Pensionistin pyesni juve, ne duam të na ulet, të ka kompesohet, do kursejme. Unë them për veten time. E drejtë nuk është, popullit nuk i duket asnjë gjë e drejtë. Ne duam të na ulet çmimi, të na kompensojnë”

“Këto janë për interes të shtetit, qoftë qytetari, qoftë fshatari deri në 500 kv harxhojmë. Ndaj thotë ai mbi 700 më i shtrenjtë. Është leverdi e tyre. Është në favor të shtetit jo popullit. Jemi keq”.

Ka nga ata qytetarë që mendojnë se nëse vërtetë qeveria do të kishte qëllim ti ndihmonte do të kishte ulur cmimin e energjisë në tërësi.

Edhe pse në shumicën e rasteve një familje shqiptare nuk harxhon më shumë se 700 kv ndjenja e kursimit ka nisur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb