Komuniteti i biznesit, kryesisht eksportues, shpreh shqetësimin se asnjë insitucion publik nuk po mban përgjegjësi për këtë situatë në treg.

 

Florian Zekja, sipërmarrës në sektorin e tekstileve, thotë se dikush duhet t’u japë një përgjigje humbjeve që po pëson biznesi, prej më shumë se një viti, dhe se institucionet nuk mund të komentojnë se kjo është një situatë normale.

 

“Nëse do t’u referohemi eksporteve të sektorit tonë si 3-mujor 2023 krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë, humbjt tona llogariten në 20 mln euro. Këto janë para që do të ishin përkthyer në paga, investime apo rritje të aktivitetit”, u shpreh Zekja. 

 

Bizneset ankohen se insitucionet nuk mund fshihen duke thënë se ky është një treg normal, pasi sipas tyre zhvlerësimi nuk është normal në këtë periudhë.

 

“Jemi në një periudhë që s’ka asnjë zhvillim ekonomik që të ketë një zhvlerësim kaq të madh të euros. Dy kulme kanë prurjet valutore, në periudhë vere dhe në muajin dhejtor. Ndaj për ne paraja jashtë banke, që është në një masë të konsiderueshme, fushtata zgjedhore dhe leku informal, janë indikatorë që duhet të detyrojnë institucionet të marrin masat e tyre për të garantuar një treg funksional. Është kjo arsyeja pse ne kërkojnë ndërhyrjen e tyre”, tha Zekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re