Qeveria shqiptare ka vendosur për herë të parë një fond prej 500 milionë lekësh që synon rritjen e sasisë së grurit të prodhuar në vend.

 

Përmes kësaj mase, kultivuesit e grurit me sipërfaqe mbi nje hektare, që janë edhe prodhuesit kryesor që dalin në treg, do të përfitojnë një mbështetje prej 30 000 mijë lekë per ha.

 

 

FRIDA KRIFCA 

MINISTRE E BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

 

Me këtë skemë mbështetje synojmë të dyfishojmë prodhimin e grurit në vend që prodhohet për tregtim nga 60 mijë tonë në 120 mijë tonë. Të treja këto masa të marra së bashku, mbështetja me naftë, skema e veçantë për rritjen e sipërfaqes së mbjellë me grurë dhe angazhimi për funksionimin e lirë të tregut të furnizimit me grurë në vendet e Ballkanit te Hapur forcojmë ndjeshëm rezistencën e vendit ndaj cdo goditje të zinxhirit furnizues me grurë si pasojë e luftës

 

Për çdo punonjës të administratës që dhuron gjak për fëmijët talasemik do të ketë lehtësira për ditët e pushimit.

 

OGERTA MANASTIRLIU – MINISTRE E SHENDETESISE

ata dhurues që do të jenë pjesë e rrjetit të dhuruesve të cilët do të dhurojnë gjakun minimalisht tre herë ne vit do të kenë mundësi gjithashtu që sipas një kalendari të përcaktuar nga Ministritë respektive, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrotjes, të kenë mundësi që të mundet që të pushojnë në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë përgjatë një kalendari i cili do të organizohet nga institucionet që do të merren me këtë veprimtari

 

Në mbledhjen e këshillit të ministave u miratua gjitahshtu dhe vendimi për miratimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe mekanizmit dnërkomëbtar të mbrojtjes civile.

 

Ndërkohë ministrja Kushi njoftoi se në shkolla këtë vit shkollor do të shtohen 70 oficerë sigurie.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re