Topi i Artë, pas anulimit të vitit të shkuar, rikthehet këtë vit me një garë të fortë mes më të mirëve të futballit.

Trofeu më i çmuar individual nuk do të jepet deri në dhjetor, megjithatë turnetë e këtij muaji do të kenë shumë ndikim për të vendosur se kush do të jetë në garë e kush jo për ta pasuar fituesin e fundit nga vitit 2019, Lionel Messi, raporton Gazeta Express.

Tani që Kampionati Evropian 2020 dhe Kupa e Amerikës 2021 mbaruan me sukses, lojtarët më të mirë në botë të sezonit të fundit kanë filluar të dalin në sipërfaqe.

Prandaj, bazuar në paraqitjet e deritanishme në sezonin 2020/21, Lionel Messi, Robert Leëandoëski, Jorginho, N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku janë pesë pretendentët kryesorë tani për tani.

Renditja mund të ndryshojë deri në dhjetorë, megjithatë.

Romelu Lukaku (Inter)

Në viti 2021 Lukaku i shënoi 22 gola, 7 asiste. E fitoi titullin në Serie A.

N’Golo Kante (Chelsea)

Në vitin 2021 Kante e bëri një asist. E fitoi Ligën e Kampionëve.

Jorginho (Chelsea)

Në vitin 2021 Jorginho i shënoi 5 gola, 2 asiste. Ai e fitoi Kampionatin Evorpian 2020 dhe Ligën e Kampionëve.

Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Në vitin 2021 Lewandowski i shënoi 34 gola, 4 asiste. Ai e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Botës për Klube.

Lionel Messi (Pa klub)

Në vitin 2021 Messi i shënoi 33 gola, 14 asiste. Ai e fitoi Kupën e Amerikës dhe Kupën e Mbretit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re