Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në Kashar për të inspektuar punimet në Bulevardin e sapondërtuar, të quajtur “Migjeni”.
Në fjalën e tij, Veliaj ka ‘thumbuar’ banorët e zonës së Astirit për protestat e tyre duke u shprehur edhe njëherë se do të ndërtohet edhe Teatri Kombëtar.
Sipas qytetarit të parë të Tiranës, ndërtimi i një Teatrit Kombëtar është amaneti që ka lënë aktori i njohur dhe kolosi i skenës, Kadri Roshi.
“Jemi tek toka e Xhikes dhe mund ta bënte sherrin mullar po të donte po na la të ndërtojmë Bulevardin e ri. Mund të fishkëllente televizionet që vënë gjoba dhe thërrsite partinë X dhe Y këtu.
Por ne zgjidhëm ta bindnim me arsyetim se kjo është më e vështira. Bulevardi Migjeni kemi vendosur ta quajmë sipas mësuesit, poetit, etj. Që njerëzit të kuptojnë se Shqipëria nuk është vetëm e atyre njerëzve që bërtasin.
Ashtu siç është edhe Kadri Roshi. Amaneti i Kadri Roshit ishte të kishte një teatër të ri. E sigurt që do ta mbajmë atë amanet.
Do ta çojmë me përkushtim deri në fund. Siç thonë edhe tironsit, kush na ka inot kshu na paftë përnotë,”-tha ndër të tjera Veliaj.