TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin për KÇK, i cili pritet të godasë të fortët, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Teksa fjalimin Rama e mbylli me paralajmërimin se nuk e votonte do të përjashtohej nga automatikisht nga radhët e PS-së, në sallë është vënë re një mungesë.

Mungesa e Mimi Kodhelit

Karrigia krah ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos ishte bosh, dhe aty duhet të ishte e ulur deputetja Mimi Kodheli.

Për arsye që nuk i dimë, ndoshta edhe për një takim pune jashtë vendit, ish-ministrja e Mbrojtjes nuk ndodhet e pranishme në prezantimin e KÇK-së.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re