Skip to content

“Kush nxjerr sekretin hetimor shkon në burg”, gazetarja zbulon si ndodhi rrjedhja e informacionit: Prokurorët i shkuan Dumanit në spital dhe…

  • 16/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë të ditur se SPAK është përgjegjës direkt nëse nxirren sekretet hetimore dhe nuk është përgjegjësi e gazetarëve të cilët e publikojnë atë në interes të opinionit publik.

Sipas gazetares Hoxha historia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor, ndërsa vuri në dukje se vetë sekreti hetimor është dëmtuar më përpara. Ajo theksoi se prokurorët e kanë vizituar Nuredin Dumanin në spitalin e burgut dhe që aty nis rrjedhja e informacionit.

“Kjo çështjeje do zgjasë disa ditë. Historia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor. I tërheq gazetarët që të jenë në kërkim të detajeve për konkurrencë. Pikëpyetja e parë është nëse sekreti u dëmtua kur e tha Dumani apo më herët. Pasi Dumani u arrestua, u shpërnda një video e arrestimit ku ishte strehuar pasi ishte plagosur. Gledis Nano e konsideroi një sukses pasi Dumani gjurmohej prej kohësh ndërsa policia po dështonte. Sapo pacienti u transferua në spitalin e burgut, pati masa nga SPAK. Merrte liri me kusht për shkak të një sëmundje të zëmrës. Për shkakun shëndetësor del pas arrestimeve. Ky shtetas, nga krime të vogla u perfeksionua. U dënua me kusht dhe askush nuk e kontrolloi. SPAK e ka në duar, përpiqet të ruajë sekretin, prokurorët fillojnë dhe e vizitojnë shpesh në spitalin e burgut. SPAK ka partner policinë e shtetit, ndërkohë që duhet të ketë BKH, këtu fillon problem. Po të duan i ruajnë shumë mirë sekretët. Në spitalin e burgut ka policë të burgjeve, ambientet e spitalit janë të pa konsiderueshme. Në ditët e para qarkulloi informacione që Nuredini kishte filluar të fliste, kjio ishte çëshja më e diskutuar. U raportua që është penduar, ishte një lajm i madh se dihej kush ishte Dumani dhe Hoxha. Njësoj do të ishte edhe pë Talo Çelën nëse do kapej. SPAK nuk nisi asnjë hetim dhe verifikim, ata janë pronarët e atij sekreti, është përgjegjësia e tyre. A raportojmë për fëmijë të abuzuar, japim emrat e tyre? Nuk e bëjmë për të ruajtur fëmijën. Në SPAK aktualisht ka një hetim për dekonspirim. Ata vërtet thonë që e kishin me gazetarin, por ata thonë ndalohet publikimi i pjesshëm apo i plotë”, është shprehur gazetarja Anila Hoxha për emisionin ‘Top Story’ në Top Channel.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë