Gazment Bardhi është ndalur tek moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në konferencë me gazetarët, ai u shpreh se nëse një deputet me forcën e kartonit pengon zbatimin e vendimit, kryen krim në flagrancë që dënohet.

Bardhi po ashtu tregoi edhe prapaskenat e një ditë më parë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke thënë se socialistët nuk kishin marrë një përgjigje nga Rama se çfarë vendimi duhet të merrnin.

“Nëse drejtësia nuk do të zbatojë atë përgjegjësi kushtetuese që ka, pa diskutim Shqipëria mund të vazhdojë funksionimin normal. Nëse këtu ka drejtësi dhe prokurori, cilido deputet që ngre kartonin për të refuzuar zbatimin e vendimit të GJK kryen krim në flagrancë.

Ligji për GJK thotë pengimi për të zbatuar vendimet dënohet sipas kodit penal. Cilido që pengon zbatimin e vendimit kryen krim. Është detyrë e drejtësisë të na provojë që nuk ka krim që kryhet në sytë e opinionit publik që mbetet i pandëshkuar. Frika e Edi Ramës për përgjegjësinë që pason nuk mund të diktojë vendimmarrjen.

Frika e Ramës për përgjegjësinë që pason nuk mund të diktojë vendimmarrjen e Kuvendit. E patë konferencën e kryetareve, duhet të ketë qenë i zënë Rama dhe nuk iu përgjigj në telefon dhe nuk dinin cfarë vendimi të merrnin.

Na mblodhën në Këshillin e Mandateve dhe meqë nuk i kishte thënë Rama çfarë vendimi të merrnin nuk morën vendim se nuk dinin çfarë vendimi të merrnin”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re