Kohë më parë në Kinë pati jetuar një biznesmen shumë i suksesshëm, biznesi i të cilit ishte të shiste krehër. Biznesmeni u plak dhe ishte gati të dilte në pension.

Ai kishte tre djem dhe para se të tërhiqej, ai donte ta transferonte biznesin e tij në duar të mençura dhe të afta. Kështu, ai thirri djemtë e tij dhe u dha atyre një detyrë. Ai i udhëzoi ata të shisnin krehër në manastirin budist. Ai u tha atyre se kishin tre ditë kohë për detyrën përpara se t’i raportojnë atij shitjet.

Djemtë e tij ishin të befasuar dhe të hutuar sepse murgjit që jetonin në manastir ishin tullacë dhe nuk i rrisnin flokët kurrë, por të tre djemtë shkuan për punën që u ishte caktuar.

Pas tre ditësh, djali i parë i raportoi babait të tij se ai ishte në gjendje të shiste vetëm dy krehër.

Babai e pyeti: “Si arrite ta bindësh atë të blinte atë krehër?”

Djali i parë u përgjigj: “Unë i thashë atij se mund ta përdorte atë krehër për të kruar kurrizin në rast se dëshironte.”

Pas disa orësh erdhi djali i dytë dhe raportoi se ishte në gjendje të shiste 10 krehër.

Babai i bëri të njëjtën pyetje: “Çfarë u the?”

Djali i dytë u përgjigj: “Unë i këshillova se nëse blejnë krehër dhe i mbajnë në manastir do t’i ndihmonin vizitorët dhe pelegrinët të krehnin flokët e tyre, pasi flokët e tyre mund të ngatërroheshin gjatë udhëtimit.”

Vetëm pak minuta më vonë, djali i tretë erdhi dhe raportoi se ishte në gjendje të shiste mijëra krehër. Të gjithë u habitën kur morën vesh për këtë shifër befasuese prej mijëra krehash.

Babai ishte shumë i kënaqur me rezultatin e tij dhe ishte kurioz. Ai e pyeti: “Bir, ke bërë një punë të mrekullueshme. Si ke mundur të shesësh mijëra krehër?”

Djali i tretë u përgjigj: “Shkova te murgjit dhe u dhashë atyre një ide.

Ideja ishte që nëse disa nga mësimet e Budës do të printoheshin ose të stampoheshin në krehër dhe t’u jepeshin si dhuratë vizitorëve dhe pelegrinëve. Ata do t’i kujtojnë mësimet e Budës në baza ditore ndërsa krehin flokët e tyre.”

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re