Kryeministri Edi Rama është shprehur se ministrat, deputetët apo kryebashkiakët e PS-së që vendosin këmbën në dërrasë të kalbur e dinë mirë se çfarë po bëjnë.

“Ndaj nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet këmba nën tokë, por janë ata që kanë lëshuar PS-në”, tha kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.

Rama deklaroi se heqjen e imunitetit e votojnë pa asnjë rezervë, por jo qorrazi.

“Ne votojmë heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, jo qorrazi, bazuar mbi leximin e dosjes. Për heqjen e imunitetit nuk kemi vetëm të drejtën por edhe detyrën të bëjmë komente, madje të shprehemi jemi apo s’jemi dakord”, tha ai.

 

Edi Rama: Kush e vendos këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë se çfarë bën, ndaj nuk jam unë dhe PS që e lëshosh kur i dridhet këmba nën tokë,  por ka lëshuar PS-në, bashkë me mua. Pastaj kur thonë se Rama i përdor dhe i hedh si limona të shtrydhur se nuk i duhen më e kanë gabim.

I dëgjoj kur thonë se “s’ka mundësi që Rama nuk i do horrllëqet e x apo y”, Helbete mirë që nuk më njohin ose nuk e kanë idenë se çfarë funksioni ka pushteti ekzekutiv, nuk është shfajësim.

Nuk ekziston që një anëtar të shtrëngohet të bëjë kundër bindjes së vet. Nuk mungon mbështetja ime për të bërë detyrën 360 gradë. Por s’ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë në dorë drejtësisë fatin e çdo çështje të hapur nga SPAK qoftë kur një ish ministër del se meriton vetëm vetminë para ligjit, Ne votojmë heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, jo qorrazi, bazuar mbi leximin e dosjes. Për heqjen e imunitetit nuk kemi vetëm të drejtën por edhe detyrën të bëjmë komente, madje të shprehemi jemi apo s’jemi dakord.

Qoftë kur një tjetri i hiqet liria ose ndiqet në gjendje të lirë, ndërkohë që linçohet publikisht i dënuar nga prokuroritë dhe gjykata e penxhereve, maj pallateve edhe në netët televizive, edhe pse me ligj e zakon çdo njeri konsiderohet i pafajshëm deri në fund të procesit, apo në rastet kur një kryebashkiak thirret ë SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me një çështje të caktuar.

Edhe në vendet më demokratike politika i komenton rëndom vendimet e prokurorisë e gjykatave, por ky qëndrimi i ynë i heshtur ka arsye të fortë që lidhet me luftën tonë për pavarësimin e drejtësisë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re