Skip to content

Kush vendos për testet? Rama-gazetarit: Zbrit nga mali, e di edhe kryetari i vogël i PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth debatit se kush i merr vendimet në Komitetin Teknik për testet. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një interviste për SyriTv se për gjithçka vendos Komiteti dhe Rama i bindet atij.

Gjatë diskutimit nuk munguan as batutat.

“Kemi një kapacitet respiratoresh me herë, shumë herë më të madh sesa na janë dashur. Ne jemi gati të përballojmë çdo situatë, ja kam thënë edhe kryetarit të partisë tënde, të voglit, jo të madhit se nëse Komiteti kërkon 10 mijë teste, ne i kemi.

Tani zbrit nga mali dhe kalo në temë tjetër osë majë tjetër. Numrin e testeve nuk e përcakton PD më aritmetikën 7×7=42. Këtë e përcakton situata dhe jo mediat. Situata është komplet nën kontroll. Testet nuk janë analiza gjaku. Nesë më tregon testet e PD nuk do vazhdoj me thashetheme të syriklub. Na sill tani edhe ca qofte dhe qepe dhe të kalojmë në muhabet”, tha Rama.