Vijon protesta nga banorët e lagjes “5 maji” dhe të njësisë nr.8 kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia.

Edhe pse protestuan para parlamentit dhe u takuan me kryeministrin Rama për të marrë atë që u takon me ligj, pronën e tyre ku jetonin prej më shumë se 20 vitesh, ende Bashkia e Tiranës është në heshtje.

Në një prononcim për ‘Fax News’ banorët thonë se nuk dorëzohen në kërkim të së drejtës së tyre dhe shprehen të bindur që nuk do firmosin asnjë lloj kontrate.

Liza Marku (banore e 5 majit) tha se Rama nuk kishte synim të arrinte dakortësi me ta por vetëm ta bindte atë të mos dilte më nëpër studio televizive.

Banor i lagjes 5 maj: “Ne nuk i lutemi as nuk u kërkojmë mëshirë. Të na sqarojë se si janë përfituar pronat në Tiranë. Pastronazhistët i morën dyqanet në ’92, bënë ato spiunlliqet e tyre. Pronarë janë sot, kanë marrë nga djersa jonë.

Liza Marku: Unë deri në ditën e fundit këtu jam!
Kush vret veten, ja lan dreqi gjakun. Ne nuk do firmosim Rama bëri show, që mos të dal më nëpër studio e media. E dua hyrjen aty ku jam i thashë.


Skandal i madh është, të na nxjerrin prej këtu pas 20 vitesh është absurde.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re