Ka nisur që prej orës 11:00 të paradites së sotme Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të miratohen ndryshimet statutore, si dhe do të votohen anëtarët e rinj të këshillit kombëtar.

Ajo që u prit me interes ishin padyshim dhe mungesat në radhët e rivalëve siç ishte rasti i ish-presidentit Bujar Nishani, si dhe kandidates për kryetare të PD-së Edith Harxhi.

Nga ana tjetër edhe Agron Shehaj, i cili u shfaq në fillim të mbledhjes së Kuvendit, u largua brenda minutash nga salla, ndërkohë që i vetmi nga rivalët e Bashës që ka kërkuar të flasë është Fatbardh Kadilli.

Nga ana tjetër në Kuvend nuk mungoi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka marrë vëmendjen e dhjetra demokratëve të cilët e duartrokitën kur mbërriti në sallë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re