Kryeministri Rama ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët e tij që abuzojnë me detyrën apo kapen në korrupsion se nuk do të kenë vend në parti.

Në fjalën e tij para deputetëve dhe ministrave, ai tha se ata janë hajdutë me kollare.

Kur i zbulon drejtësia – u shpreh Rama- na vjen hidhur që i kishim, por është një lajm i mirë pasi kemi një parazit më pak.

“Kushdo që nuk është zgjedhur në krye të bashkisë apo punon në nivele nëse fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne. Nuk ka si të jetë ‘ne’ dhe as kurrsesi të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes

Çdo anëtar ri kësaj familje që bën korrupsion me funksion publik është një tradhtar i dyfishtë , jo vetëm i popullit shqiptar si çdo hajdut me kostum që merr çfarë nuk është e tija, por edhe i PS si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet. Kur një i tillë zbulohet nga drejtësia, i hidhur është fakti që e kishim mes nesh, por lajmi se kemi një parazit më pak në trupin tonë është shumë i mirë.

I dëgjoj kur thonë hajdut i Ramës, ja kapën këtë ministër, ja rasën brenda këtë kryetar bashkie. Një tam tam i përditshëm për të shurdhuar popullin”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re