Anisa Bahiti Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, mbrëmjen e sotme e ftuar në emisonin e Fax News “Me Xhaxhiun” u shpreh se është ndërmarrë një peticion së fundmi i cili është ndryshe pasi misioni është që të mbërrijë në Kuvend dhe të merren masa të menjëhershme ligjore.

Bahiti tha se manifestime dhe protesta janë kryer gjithmonë dhe nuk është parë ndryshimi pasi shumë gra dhe vajza po vriten në mënyrë monstruoze dhe kjo gjë duhet parandaluar vetëm nëse merren masa drastike ligjore sic është burgimi i përjetshëm për këdo që merr një jetë.

“Fenomeni duhet të ketë një sensibilizm të masës dhe ne kemi nisur një peticion në Elbasan me mbështetjen time maksimale. Por ku jemi sot? Megjithëse janë kryer shumë protesta prapë po vriten shumë gra dhe vajza.

Ky peticion është ndryshe sepse kërkon masa imediate ndërhyrje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për ndryshime në Kodin Penal ku të marrin hapa të rëndësishëm dhe të krijojnë hapësira për dënime para se të shkojë cështja deri këtu.

Për kedo që merr një jetë të ketë një dënim të përjetshëm, ka pasur pjesmarrje të madhe online në nënshkrimin e peticionit.

Zakonisht protestat përqendohen në qytet por duhet shkuar te problemi, në zonat periferike. Ne i ftuam të gjithë të firmosin sepse duhen marrë masa ligjore.
Nuk kemi më kohë për protesta dhe manifestime, duhet të shkojë në Kuvend dhe të hartohen ligje, ky është misioni ynë”– u shpreh Bahiti.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re