Firas al-Asad, një kushëri i presidentit famëkeq sirian Bashar al-Asad, tha se gjyshi i tyre Ali al-Asad ndryshoi mbiemrin e familjes, d.m.th, sipas tij familja e tyre ka patur dikur mbiemrin “Wahhish”, që do të thotë “bishë e egër”.

Firas al-Asad, i cili është simpatizant ndaj opozitës dhe i njohur për kritika dhe dënime të kushëririt të tij Bashar al-Asad, shkroi në Twitter se gjyshi i tyre ndryshoi mbiemrin e familjes nga “Wahhish”, që do të thotë “bishë e egër”, në “Asad”, që ka kuptimin “luan”.

Firas al-Asad ndau një fotografi nga letërnjoftimi i gjyshit të tij Ali al-Asad, duke shpjeguar se mnbiemri i vërtetë i familjes së tyre ishte “Wahhish” e jo “Asad”.

Ai bëri thirrje që kjo foto të ndahet sa më shumë në rrjetet sociale sepse mund të hiqet për shkak të ankesave.

Firas al-Asad shkruajti më herët në mediat sociale se Bashar al-Asad ishte përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra sirianëve, përfshirë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re