Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Hillary Clinton mund të përballet me ndjekje penale nën akuzat e “mbështetjes së terrorizmit dhe shkatërrimit të Libisë”.

Procedimi gjyqësor aktualisht është duke u përgatitur nga avokatët e Ahmed Gaddafi al-Dama, një kushëri i ish-udhëheqësit libian Muammar Gaddafi.

Gaddafi al-Dam vuri në dukje se kjo çështje do të shoqërohet me dokumente që nuk u botuan nga Departamenti i Shtetit dhe që shërbejnë si bazë për ndjekjen penale të ish-Sekretaes Hillary.

Disa vjet më parë, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange njoftoi pr materiale që zbulonin rolin kryesor të Hillary Clinton në përmbysjen e Gaddaf-it në ngjarjet në Libi në 2011. Në atë kohë, Hillary Clinton ishte duke shërbyer si Sekretare e Shtetit e SHBA.

Sipas Assange, ishte Clinton ajo që nisi përmbysjen e Gaddafit për të përmbushur ambiciet e saj politike. Sipas tij, kjo ishte dëshira e saj për të treguar aftësinë në një garë të ardhshme për presidentin e SHBA.

Ahmed Gaddafi al-Dam ka njoftuar gjyqe bombastike edhe në të kaluarën. Kështu, në mars 2018, ai bëri thirrje për arrestimin e Nicolas Sarkozy, ish-presidenti i Francës, me akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij, korrupsionin pasiv dhe marrjen e parave nga qeveria libiane në zgjedhjet e vitit 2007.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re