Banorët e fshatit Ostren të Bulqizës tregojnë si e morën vesh lajmin bombë për vdekjen e tre familjarëve të familjes Tolaj, nënës me dy fëmijët.

Duke folur për gazetarin e “BalkanWeb”, Enver Doçi, ata thonë se ishin në xhami, kur mësuan lajmin tronditës, ndërsa shtojnë se e vërteta për vdekjen e tyre nuk dihet ende, pasi ka dyshime të jenë helmuar nga rrjedhja e gazit, por edhe nga ushqimi.

Ndërsa një kushëri i afërt i familjes tregon dhe një detaj tronditës, teksa thotë se vajza që humbi jetën, bashkë me nënën dhe vëllanë, ishte e fejuar dhe do të martohej këtë shtator.

Banori 1: Disa thonë ndryshe, disa ndryshe, ne nuk i japim dum kësaj pune. Disa thonë janë helmuar nga bombola, disa thonë nga ushqimi, nuk e dimë të saktë. Ne jemi fshatar me familjen Tolaj, jo të afërt shumë, por si miqësi. Por nuk i jepet dum kësaj pune, saktë nuk e di askush.

Banori 2: Ne kemi dhënë e kemi marrë, i kemi rrethanat miqësore, por nuk dimë gjë. Sipas të dhënave nga televizorët dhe pëshpëritjeve të miletit, dikush thotë janë helmuar nga bombola e gazit, dikush thotë nga ushqimi. Ne nuk dimë më tutje, vetëm ekspertët mund ta dinë më mirë, siç e kanë verifikuar e parë punën.

Banori 1: Nuk kemi dëgjuar të kenë pas konflikte. Edhe ne u habitëm, ishim në xhami dje, atje e dëgjuam se si e ku, se u mor vesh bombë kjo punë. Shkon furgoni i shkollës e mbledh fëmijët, nuk erdhi filani, s’erdhi filani.

Kushëriri: I kam kushërinj të afërt, kurrë mos i ngjaftë kujt kjo ngjarje, se është shumë e rëndë. Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit. Vajza që ka humbur jetën ka qenë e fejuar prej dy vitesh, do martohej këtë shtator.

Është një ngjarje jashtëzakonisht e keqe. Nuk i dihet si iu ka ngjarë atyre, vetëm ajo vajza që është në spital mund të dijë fillimin dhe mbarimin, si ka qenë. Burri ka qenë në Greqi, iku pas vitit të ri.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RNAcbXFbukw&w=560&h=315]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re