Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka, ka reaguar lidhur me VKM-në për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanoligjike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka është shprehur se ky është një dëm i madh që po i bëhet gjuhës dhe historisë së Shqipërisë.

Ajo thotë se për të kuptuar sesa politik është ky vendim, mjafton të shihet mënyra tinëzare e zgjetjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit.

Reagimi i Flutura Açkës:

Kushi dhe Gjinushi

Mjafton shkrirja e fjalës “Akademi Albanologjike” për të nënkuptuar dëmin e madh që po i bēhet kulturës, gjuhës, arkeologjisë, letërsisē dhe historisë shqiptare. Pas mbylljes së kopshte e shkolla, nuk duhet të përfshinin në cv tuaj politike, për asnjë kusht, mbylljen e një akademie aq emblematike, zonja Kushi.

Mjafton fakti që asnjë zë (ose ndonjë i rrallē) autoritar nuk u ngrit të kundërshtonte ndonjë shkelje (edhe pse ankesë kanē qenë të shpeshta, gjatë analizës vjetore të Akademisë së Shkencave Shqiptare, mjafton ngjyra mavi e ftesave dhe e posterit për përvjetoret e këtij institucioni, mjafton mënyra tinzare e zgjatjes së mandatit tuaj politik, për të kuptuar sa apolitik është ky agresion ndaj shkencës albanologjike, zoti Gjinushi.

Ka edhe raste kür, me dëshirēn dhe qëllimin e mirë, gjërat rregullohen, jo rrënohen. Dhe ky është rasti.

Në mbrojtje të profesorëve dhe të gjithë kontributorëve të nderuar. Dëshmi janë veprat, jo vitet politike, jo gjepurat dhe kulisat politike, të trashëguara nga regjimi i kontrollit dhe birësimi i dikurshëm me të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re