Ministrja e Arsimit, Evi Kushi ka reaguar pas protestës së mbajtur nga disa aktivistë për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend.

 

Në një prononcim për mediat, ajo deklaroi se shkollat nuk kanë probleme me ngrohje, ndërsa sqaroi se ditë e pushimit u dhanë për shkak të ngrirjes së depozitave të ujit, si dhe rrugës që duhet të bëjnë fëmijët.

 

“Shkollat i mbyllem se ngrinë depozitat dhe ishte problem rruga e fëmijëve për në shkollë. Pak shkolla kanë problem ngrohjen nëvend”, tha Kushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re