Anglishtja ka mbajtur “fronin” prej shumë vitesh si gjuha me interesin më të lartë për t’u mësuar, por nxënësit dhe të rinjt po orientohen çdo ditë e më shumë rreth mësimit të gjuhëve të ndryshme.

 

Spanjishtja është një ndër to, ndaj lidhur me këtë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim Drejtorin e Institutit Servantes në Romë, Z. Ignacio Peyro dhe Ambasadorin e Spanjës në Tiranë Z. Alvaro Renedo Zalba, ku në fokus ishte vlerësimi i mundësisë së zbatimit të një projekti pilot për mësimin e gjuhës spanjolle në shkollë të mesme.

 

Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit ishte edhe hapja e një zyre për Institutin “Servantes” në Tiranë, për të cilën ambasadori spanjoll dhe drejtori i Institutit Servantes e vlerësuan si të rëndësishme për shtrirjen e gjuhës dhe kulturës spanjolle.

 

Ministrja Kushi u shpreh se do të shihet mundësia e bashkëpunimit me institucionet arsimore që mund ta ofrojnë realizimin e kësaj kërkese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re